Patëllxhan të zi rolle të mbushur
Patëllxhan të zi rolle të mbushur

Patëllxhan të zi rolle të mbushur

Kuzhint.com

Perberesit:

200 gr Djathe feta,

Nje thelp hudher,

Nje gote e vogel kos,

2 Patellxhan,

Vaj per fergim,

Krip, piper.

Pergaditja:

Pastrojme patellxhanet dhe i presim ne feta per se gjati.

Pastaj patellxhanet e prere ne feta i vendosim ne nje ene te thelle te mbushur me uje te kriposur dhe i lem per 30 minuta ne uje.

Mbas 30 minutave i largojme nga uji i kriposur dhe i pastrojme me uje te thjeshte dhe i terim me leck kuzhine (ose pallom kuzhine).

Hedhim vaj ne tigan dhe i skuqim ne te dy anet patellxhanet e prere te cilat njehere i sperkasim me krip e piper. (jo shume gjate deri sa te marrin ngjyre kafe te qelet)

Pasi ti skuqim i lem te kullojne ne leter kuzhine.

Per mbushjen marrim thelpin e hudhres e presim shume imet dhe se bashku me djathin dhe kosin me ndihmen e blinderit i bejme pure.

Dhe krejt ne fund marrim fetat e patellxhaneve i mbushim ne fillim me masen e pergaditur dhe me kujdes fillojme i bejme role.

Keshtu veprojme deri sa te mbarojne te gjitha fetat e patellxhaneve qe kemi skuqur.

Para servimit duhet te qendrojne ne frigorifer 2 ore.

Mundeni edhe nje dite para ti pergaditsni.

Keshille: Te masa me djathin mos i hedhni krip sepse djathi ka mjaftueshem krip.

Te pergaditura nga TeGatuajm.


Fjalet kyqe : anti  pasta  patellxhan  role  mbushur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kuleq me mak per mengjes
Torte me çokollade nga tegatuajm.com
Kube me kokos