Rolladë me fruta
Rolladë me fruta

Rolladë me fruta

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

5 veze, 6 luge sheqer, 5 luge me mielle, 2 luge nisheste, 2 luge me kakao, 1 pluhur fryes (peciv), ---------, Perberesit per mbushjen:, 400 ml ajke, 80 gr Sheqer, Nje pako sheqer vanille, 5 Fleta xhelatine, 300 gr fruta (qershi, malina, malina.ose boronica), 2 Luge gjelle sheqer pluhur

Pregaditja e recetës :

Rrahim te bardhat e vezeve me mikser pastaj ia shtojme sheqerin.

Ashtu siqe jemi duke i rrahur te bardhat e vezeve ia shtojme edhe te verdhat.

Ne fund ia hedhim miellin e perzier me niseshten, kakaon peciven dhe e perzim brumin mire.

Derdhim brumin ne tepsi katrore te mbuluar me leter dhe e pjekim ne furre ne temperatur 175 Grad 12-15 minuta.

Pasi te pjekin peten e pjekur e vendosim ne nje lecke kuzhine te sperkatur me sheqer.

Per mbushjen zbusim xhelatinen ne uje te ftohet.

Ajken e rrahim me sheqerin dhe sheqer vanillen deri sa te trashet.

Xhelatinen e shkrim ne nje tenxhere te vendosur mbi zjarre ne temperatur te ulet pastaj e perzime me 3 luge gjelle ajke te rrahur.

E bashkojme me ajken e mbetur duke e perzier mire me tel kuzhine.

Me kremin e pergaditur e lyej tere peten pastaj ia hedhim ne siperfaqe frutat dhe e bejme peten role me kujdes.

Ne fund e pluhurosim me sheqer pluhur dhe e vendosim ne frigorifer te ftohet 2 ore.


Fjalet kyqe : embelsira  role  fruta  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si bëhet keku
Revani tejet e shpejt
Byrekë  me petë të gatshme