Brusketa me pure dhe domate
Brusketa me pure dhe domate

Brusketa me pure dhe domate

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

500 gr polenta e shpejtë, 1 lugë e vogël kripë, 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë parmixhano i grirë, Për purenë me domate të tiganisura, disa domate qeshizë, pak kripë, pak vaj ulliri , disa gjethe borzilok, 1 thelpi hurdhër, 1 kokë hudhre e plot

Pregaditja e recetës :

Vendosni 800 ml ujë të nxehet dhe shtoni në të kripën dhe vajin e ullirit.

Sapo të marrë valë hiqeni nga zjarri shtoni polentën dhe përzijeni me shpejtësi derisa masa të trashet.

Vendoseni përsëri në zjarrë dhe përzijeni vashdimisht derisa masa e polentës të trashet mirë dhe të shkëputet nga anët e tenxheres.

Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe nivelojeni mirë me një spatul kuzhine.

Sipër spërkateni me parmixhano dhe lëreni të ftohet komplet për nja 2 orë të mira.

Pastaj bëni prerje katrore ose formën që dëshironi, lyeni pak e vaj ulliri sipër dhe vendosini të theken paksa në furrë derisa sipërfaqja e tyre të bëhet krokante.

Hiqini dhe lërini të ftohen.

Ndërkohë përgatisni pjesën tjetër: Prisni pak fillimin e kokës së hurdhrës, spërkateni pak me vaj ulliri dhe vendoseni të piqet derisa shikoni që është zbutur.

Vendosni domatet qershizë të tiganisen me pak vaj ulliri dhe hurdhër dhe shtoni kripë.

Lërini të skuqen paksa dhe ruajini mënjanë.

Prisni specat në copa të vogla dhe vendosini të skuqen me pak vaj ullir, shtoni kripë dhe hurdhër të grirë.

Kur të jen gati shtoni dhe djathë të shkërmoqur dhe ruaji mënjanë.

Grini imët qepën, prisni në copa patëllxhanin dhe kërpudhat dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri, shtoni hudhërat e grira, pak kripë dhe piper të zi.

Sapo patëllxhani të marrë faqe shtoni dhe salcën e domateve, lëreni të gatuhen sëbashku në zjarrë të ulët derisa salca të trashet,

aromantizojeni me rigon dhe lëreni të ftohet.

Kur përbërësit ti keni gati dhe jeni gati të shërbeni antipastën, vendosni domatet sipër puresë dhe një thelpi nga hurdhëra që poqëm dhe gjethet e borzilokut.

Gjatë ngrënies shtypni hurdhërat dhe domatet me pirunë sipër puresë për të pasur akoma më shumë shije.

Vendosni dhe salcat e tjera sipër brusketave me pure dhe shërbejeni.


Fjalet kyqe : sallata  brusketa  pure  domate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me molla nga ne
Si ta gatuajm salcen per >Majonez<
Rrole dy ngjyrshe