Mishe i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall
Mishe i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall

Mishe i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall

Kuzhint.com

Perbersit;

Për 4 persona :

  • 1 kg gjoks pule
  • 50g gjalpë
  • 200g kaçkavall
  • 200g kërpudha të freskëta
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1, 5 lugë miell
  • 1 kokë qepë
  • 200g qumësht
  • Vaj
  • Kripë dhe piper i zi

Pergaditja;

E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj.

Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera në fije të holla.

Pasi skuqen ato, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë.

Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.

Gjokset e pulës i presim në biftek, të cilat i skuqim në vaj në tigan tjetër.

Fillojmë me përgatitjen e salcës beshamel.

Në tenxhere në zjarr e hedhim gjalpin.

Pasi shkrihet gjalpi, e shtojmë miellin.

Përziej më me tel kuzhine.

Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxhere e hedhim qumështin.

Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.

Pasi salca beshamel e fiton dendësi në e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri.

Në tavë hedhim vaj dhe në të vëmë biftekun e skuqur.

Sipër çdo bifteku vëmë nga masa me kërpudha.

Sipër vëmë salcë beshamel.

Sipër salcës grijmë kaçkavall.

Tavën e vëmë në furrë.

Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Biftekun e pulës me kërpudha i vëmë në pjatën për servirje.

Në dy skajet e pjatës vëmë brokoli të kaurdisur.

Zbukurojmë me feta domateje.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  mishe  bardhe  kerpudha  kaqkavall  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Lazanje Bolonjeze
Torte me griz dhe kokos
Gurabija (biskota) të mbushura me kumbulla