Torte me çokolate te bardhe dhe ajke
Torte me çokolate te bardhe dhe ajke

Torte me çokolate te bardhe dhe ajke

Kuzhint.com

Perberesit per 12 persona:

100 gr Cokolate e bardhe

500 ml Ajke

3 Luge gjelle uje i vaket

75 gr Sheqer

100 gr Miell

50 gr Niseshte

Gjysem luge qaji pecive

2 Luge gjelle kakao

Nje prise krip

Nje pako shllag me shije vanille (ne receten origjinale eshte me perforcues per ajken por ne po e zevendesojme me pluhur shllagu)

15 gr Cokolat e bluar ne rende per dekor

Pergaditja:

Shkrim cokolaten e bardhe se bashku me ajken mbi zjarre pastaj e largojme dhe e lem tere naten ne frigorifer.

Furren e nxehim ne 180 Grad.

Ndajme vezet.

Te verdhat e vezeve i rrahim me 3 luge gjelle uje te vaket dhe sheqerin per 8 minuta pastaj ia shtojme miellin e perzier me niseshten, kakaon dhe peciven.

Rrahim edhe te bardhat e vezeve me kripen dhe e hedhim te brumi me kujdes duke e perzier.

E derdhim brumin ne tepsi 26 cm te lyer me vaj dhe e vendosim ne furre te pjeket per 15 minuta pastaj e largojme dhe e lem te ftohet.

Marrim ajken e qe kemi vendosur ne frigorifer ia shtojme shllagun dhe e rrahim me mikser deri sa te trashet kremi pastaj e qesim siper pandispanjes se ftohur.

Mbulojme tere siperfaqen e saj dhe ne fund e dekorojme duke ia hedhur siper edhe cokolaten e bluar ne rende.

Burimi: www. kochbar. de

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  cokolate  bardhe  ajke  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Shpageti torte
Roladë me kremë kokosi
Si ti pastrojm tiganet me yndyra te djegura.