Kile pas pushimeve? Dieta 3-ditore për t’u rikthyer në formë
Kile pas pushimeve? Dieta 3-ditore për t’u rikthyer në formë

Kile pas pushimeve? Dieta 3-ditore për t’u rikthyer në formë

Kuzhint.com

Fundi i pushimeve të verës shpesh na gjen me ca kile më shumë

Dieta e shpejtë për djegien e yndyrnave nuk është e vështirë për t’u ndjekur.

Mjafton thjesht të bëhet kujdes me numrin e kalorive dhe disa ushqime të caktuara.

Zgjedhja e ushqimit është shumë e rëndësishme, pasi duhen ushqime që përshpejtojnë metabolizmin dhe kanë pak kalori

Kështu, proteinat që gjenden në përbërjen e peshkut, mishit, djathërave dhe qumështit të skremuar janë të dobishme.

Këshilla : Një prej sekreteve të dietave të suksesshme është ngrënia e sallatës para vaktit

Kjo krijon ndjesinë e ngopjes dhe shmang ng rënien e tepërt.

Të këshillueshme janë edhe ushqimet që ndihmojnë pastrimin e mëlçisë në mënyrë natyrale, si ananasi, qitroja, limoni dhe kungulli

Këto ushqime eliminojnë toksinat dhe mbetjet që shpesh bëhen shkak për fryrjen e barkut.

Në vend të brumërave duhen zgjedhur drithëra si soja dhe elbi

Në vend të mishit të kuq duhen zgjedhur mishra të bardha si ai i pulës apo i gjelit të detit

Gjatë ditës duhet konsumuar 1. 5 litër ujë, duke shmangur pijet e gazuara.

Menuja Menuja e dietës për djegien e yndyrnave zgjat tri ditë

Një zgjatje e mëtejshme në kohë kërkon patjetër këshillimin me një specialist.

Mëngjes: 50 gr gjizë ose një gotë qumësht bajamesh, 100 gramë boronica, 4 bajame ose 3 arra

Zemër: një frut (mango ose banane) dhe një kos natyral 125 gr

Kësaj përzierje mund t’i shtohen edhe 2 lugë mjaltë.

Drekë: 80 gramë makarona integrale, 50 gr peshk, sallatë miks me 2 lugë vaj ulliri.

Zemër: Një frut (kivi ose ananas) Darkë: 50 gr ton, 70 gr bukë integrale dhe sallatë sipas dëshirës me dy lugë uthull molle.


Fjalet kyqe : keshilla  kile  pushimeve  dieta  ditore  rikthyer  forme  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me keksa pudinge dhe banane
Kek me brusnica
-Krofne-