Embelsir me çokollate
Embelsir me çokollate

Embelsir me çokollate

Kuzhint.com

Perberesit: 350gr cokollat te hidhur (pa sheqer) 150 gr sheqer + 2 lug 200gr gjalp(margarin) 1 bustine vanile 3 vez te medha 125 gr miell 50 ml qumsht 12 luge e vogel (krip) 70 gr lajthi te shtypura 2 lug shurup glikoze (sheqeri) Gatimi : Pergatisni furren ne nxehtesine 180 C.

Tepsine ku do te piqni embelsiren e zgjidhni qe te kete nje diameter te pakten 23 cm, e lyeni me gjalpe dhe e plurosni me miell. Shkrini gjysmen e çokollates ne mikrovale, ne fuqi maximale per nje minute, perzjeni, nqs eshte e nevojshme e lini çokollaten dhe 15 minuta ne mikrovale, perzjeni perseri dhe perserisni veprimet derisa ajo te skrihet e gjitha.

Lereni te ftohet ne temperaturen e mjedisit. Duke perdorur mixerin perzjejme 150g sheqer me 160g gjalp dhe bustinen e vaniljes derisa te fitojme nje mase homogjene kremoze.

Mases i shtojme dhe çokollaten e shkrire dhe te verdhat e 3 vezeve.

Me pas bashkoni miellin me qumshtin, duke e perzjere derisa masa te behet homogjene, i shtoni lajthite. Perzjeni me mixer te bardhat e vezeve derisa te arrini nje mase kremi dhe i shtoni pak nga pak 2 luge te vogla sheqer .

Bashkoni te bardhat e vezeve me masen e cokollates, duke i perzjere derisa cokollate te shperndahet dhe te krijohet mase homogjene. Perzjerjen te fituar e hidhni ne tepsine qe pergatitet ne fillim.

E lini ne furre per 35-40 minuta, ose e lini aq sa duke e provuar me pirua, e cponi dhe piroi del siper paksa i lagesht, atehere jeni siguruar qe masa eshte pjekur mire.

E lini te ftohet ne tepsi per 15 minuta, pastaj me shume kujdes e heqim qe aty dhe e vendosim ne pjaten e tortes me shume kujdes dhe e leme te ftohet plotesisht. Tani pergatisim kremin me cokollat.

Shkrijme gjalpin e mbetur, shurupin e sheqerit dhe nje luge uji, te gjitha keto ne nje tenxhere me fund te rende duke i lene ne flake te lehte, e perzjejme mishelen derisa do filloje te zjeje.

E heqim nga zjarri duke i shtuar masen e çokollates qe mbeti, i perzjejme derisa masa behet homogjene.

Me pas i leme te ftohen ne temperature ambjenti. Hedhim 3 luge krem çokollate ne nje shiringe kuzhine.

Kremin tjeter e hedhim mbi torte dhe e shperhapim ne menyre uniforme.

E lini te prehet per disa minuta, me pas shiringes i vini pajen e holle dhe me te kaloni pjesen e tortes ne forme rigash apo forma qe deshironi.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  qokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha te bute me mishe pule
Embelsire ruse
Kanellë dhe xhenxhefil, për të humbur peshë