Domate të mbushur në furre(dollma)
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
1 kg domate (të mesme),, 600 gr mish i grirë,, 2 lugë gjelle vaj,, 1 filxhan çaji tul buke bajate e thërmuar,, 2 qepë të thata,, 2 speca jeshil,, 1/2 lugë salcë, Kripë,, Piper i zi,Pregaditja e recetës :
Domateve u bejmë një prerje horizontale jo të plotë tek pjesa e bishtit.
Pjesën e prerë që ngjan si kapak, e ngremë lart dhe me ndihmën e një
luge të vogël i boshatisim domatet nga brenda.
Tulin që del nga domatet e kalojmë nga rendeja dhe e lemë veç.
Në një tigan kavërdisim qepët dhe specat e prerë hollë.
Shtojmë mishin e grirë dhe bukën dhe i kavërdisim bashkë.
Në fund shtojmë tulin e domateve, kripën dhe erëzat dhe pasi e kavërdisim dhe pak e heqim nga zjarri.
Me harxhin e përgatitur mbushim domatet dhe i vendosim në një tepsi.
Sipër i njomim me salcën e tretur në 2-3 lugë ujë.
Domatet i vemë në furrë të ngrohur në 180 C dhe i pjekim për 25-30 minuta.
Servimin e bejm me patate te skuqura, pilaf, ose pire sipas deshires qe keni.
Speca dollma me mishe sot pèr dreke nga Bardhe Buqaj.
Fjalet kyqe : gjellera speca mbushur furr