Torte  me arrë kokosi
Torte me arrë kokosi

Torte me arrë kokosi

Kuzhint.com

Përbërësit e kësaj recete janë: -4 vezë, -200 gr sheqer, -250 gr gjalp, -200 gr miell, -50 gr niseshte, -50 gr arra te coptuara -100 gr çokollatë e zezë e grirë, -6-7 lugë kakao e hidhur, -1 pluhur fryrës, -2 lugë qumësht, -esencë vaniljeje. Përkremin me arrë kokosi duhen: -100 gr arrë kokosi e grirë, -2-3 lugë pana, -100 gr sheqer -1 lugë niseshte -1 e bardhë veze Per dekorim; Dy lloje te çokollatës se zeze te shkrir ne avulle. Përgatitja: Rrahim gjalpin e butë me sheqer dhe esencën e vaniljes.

Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen.

Shtojme miellin, kakaon, çokollatën e grirë, qumështin, niseshtenë dhe pluhrin fryrës dhe realizojmë një brum homogjen. Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të jetë e qëndrueshme.

Shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, panën dhe niseshtenë dhe e përziejmë me delikatesë. Në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell, hedhim gjysmën e brumit me kakao dhe çokollatë e vendosin ne furre te nxeht ne 180 grad per disa minuta sa ta formoj nje shtres, e nxjerrim nga furra tepsin dhe ja qesim siper edhe kremin tjeter me arrë kokosi dhe prap e vendosim per tu pjekur gjithmon duke e kontrrollue Pasi tejet pjekur dhe ftohur sipër ia hedhim pjesën me çokollatë te shkrir ne avulle (shih foton). ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  arre  kokosi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kek i shpejt me kakao
Pitalka Prizreni nga Ledion Stars
Petulla te shishme