Shpageta me karkaleca dhe speca djegës
Shpageta me karkaleca dhe speca djegës

Shpageta me karkaleca dhe speca djegës

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

300 gr linguini, 200 gr bizele dhe Kripë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër të grirë, 100 ml verë e bardhë, 1 spec djegës i madh i grirë hollë, 25 karkaleca të mëdhenj të pastruar, 12 domate të vogla të prera në gjysëm, 2 lugë gjelle borzilok i grirë

Pregaditja e recetës :

Ziejmë linguinit sipas udhëzimeve të amballazhit në ujë me kripë.

Dy minuta para se të jenë gati linguinit shtojmë dhe bizelet.

Ndërkohë nxehim vajin në një tigan.

Skuqim në të karkalecat bashkë me hudhrat dhe specin djegës për rreth dy minuta në zjarr të mesëm.

Shtojmë domatet dhe vazhdojmë të skuqim për 2 minuta të tjera.

Shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të reduktohet.

Kullojmë linguinit dhe i hedhim në tigan bashkë me bizelet, borzilokun dhe pak nga uji ku zienë.

Përziejmë në zjarr të fortë deri sa salca të ketë viskozitetin e dëshiruar.

Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë menjëherë.


Fjalet kyqe : gjellera  linguini  karkaleca  spec  djeges  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Bukë  me proshut dhe djathë
Gurabi me nisheste
Sheqerpare