Torte per femije; me puding dhe keksa
Torte per femije; me puding dhe keksa

Torte per femije; me puding dhe keksa

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

500 gr keksa, 700 ml Qumesht, 1 Pako puding me shije cokolate, 2 Luge gjelle sheqer, 250 gr Margarine, 150 gr Sheqer pluhur, 50 gr Cokolate me 70 % kakao, 50 gr Cokolate e embel

Pregaditja e recetës :

Pudingun e pergadisim me 500 ml qumesht dhe 2 luge gjelle sheqer sipas udhezimeve qe shenojne ne pako dhe e lem anash.

Cokolatat i coptojme dhe i hedhim ne pudingun e nxeht duke e perzier vazhdimisht pudingun deri sa te shkrihen cokolatat.

Margarinen e hedhim ne nje ene dhe e rrahim me mikser pastaj pak nga pak ia shtojme sheqer pluhurin duke e rrahur vazhdimisht me mikser.

Qumeshtin tjeter te mbetur e hedhim ne nje pjate.

Hedhim pudingun te margarini i rrahur dhe e rrahim prap me mikser deri sa te bashkohen mire masat.

Marrim nje tepsi katrore.

I kalojme se pari keksa ne qumesht dhe i rendisim ne tepsi duke e mbuluar tere pjesen e poshteme te tepsise.

I mbulojme biskotat me 4-5 Luge gjelle puding.

Keshtu veprojme deri sa te mbarojne keksat dhe pudingu.

Shtresa e fundit duhet te jete puding.

Torta duhet te qendroje se paku 2 ore ne frigorifer.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  femije  puding  keksa  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbëlsirë e shpejtë dhe e lehtë
Edhe nje recet si te humbisni kalorit
Çaji i gjelbër