PSE NUK DUHEN KONSUMUAR USHQIMET E RINGROHURA MË SHUMË SE NJË HERË?
PSE NUK DUHEN KONSUMUAR USHQIMET E RINGROHURA MË SHUMË SE NJË HERË?

PSE NUK DUHEN KONSUMUAR USHQIMET E RINGROHURA MË SHUMË SE NJË HERË?

Kuzhint.com

Shumica e njerëzve është mësuar të konsumojë gjellë të ringrohur, të përgatitur së paku një ditë më parë.

Megjithatë, ajo çka nuk njohin është se përsëritja e këtij zakoni, është e rrezikshme, sidomos në rastin e ringrohjes së orizit, paraqitet mundësia e helmimit ushqimor. Sipas specialistëve, nuk është procesi i ringrohjes që shkakton helmim, por, mënyra se si orizi është ruajtur para se të nxehet. Në mënyrë të veçantë, orizi para se të gatuhet mund të përmbajë disa fara Bacillus cereus, një bakter që mund të shkaktojë helmim. Pas gatimit, disa nga këto fara mund të mbijetojnë.

Rrjedhimisht nëse lihet për disa orë në temperaturën e dhomës, do të zhvillohen në bakterie, të cilat do të fillojnë të shumohen duke prodhuar toksina. Sa më shumë e lini orizin e gatuar në temperaturën e dhomës, aq më shumë bakteriet e bëjnë të papërshtatshëm për konsum.

Në rast se konsumohet, simptomat e helmimit ushqimor, si të vjellat dhe diarreja, fillojnë të shfaqen brenda 5 orëve të para, me kohëzgjatje jo më shumë se 24 orë. Çfarë të bëni - Shërbejeni orizin menjëherë pas gatimit. - Në qoftë se kjo nuk është e mundur, vëreni në frigorifer pasi të jetë ftohur. - Mos e mbani në frigorifer më shumë se 1 ditë. - Ngrojeni deri në pikën sa të nxjerrë avull të nxehtë. - Ndalohet ta ringrohni më shumë se 1 herë. /albstroka. com/


Fjalet kyqe : keshilla  duhen  konsumuar  ushqimet  ringrohura  shume  here  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si ta shtrojm tryezen ne rast festash.
Krelan me duqa nga Held Badalli
Maske per fytyre me aspirine