Tortë me nutela dhe çokollatë të bardhë
Tortë me nutela dhe çokollatë të bardhë

Tortë me nutela dhe çokollatë të bardhë

Kuzhint.com

Tortë me nutela dhe çokollatë të bardhë

Perberesi per kekun me nutela

200gr miellë,

120gr sheqer,

3 veze mesatare,

3 luge plot nutela,

150ml qumesht,

20gr gjalp i shkrire ne mikrovale,

1 pako te vogel pluhur pjekes,

pak kripe.

Përbërsit per kremin e pastiçeris me çokollate te bardhe:

250ml qumesht,

2 te verdha vezesh,

1 luge plot miellë,

2 luge plot sheqer,

250gr çokollate te bardhe,

Përbërsit per shtresen e jashtme sipas deshires:

sheqer pluhur,

çokollate te bardhe te shkrire,

krem nutela.

Pregatisim kremin e pastiçerise sipas recetes qe e gjeni ketu, dhe ne momentin e fundit, kur eshte akoma i nxehte, shtojme çokollaten e bardhe te prere shume holle.

E perziejme mire ne menyre qe te çokollata te shkrihet plotesisht, e hedhim ne nje tas, e mbulojme me leter transparente dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Pregatisim bazen e tortes duke rrahur me ndihmen e nje mikseri elektrik te verdhat e vezes me sheqerin derisa perberja te rezultoje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Shtojme nutelen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda.

Shtojme qumeshtin, gjalpin dhe pak nga pak miellin e situr bashke me pluhurin pjekes.

Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase qe nuk bie nga ena dhe ja shtojme kremit te mesiperm me te verdha vezesh.

Ne menyre qe perberja te jete e njetrajtshme, e perziejme me kujdes nga poshte lart me spatul kuzhine.

E hedhim brumin ne nje tave me diameter 22-24cm te cilen e kemi lyer me pak gjalp dhe miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180 �C per rreth 40 minuta.

Bejme proven e pirunit per te pare nese baza e tortes eshte pjekur edhe nga brenda dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.

Kur baza te jete ftohur, e ndajme ne dy pjese te barabarta horizontalisht dhe e mbushim me kremin me çokollate te bardhe dhe pak nutela duke e shperndare kete te fundit ne menyre te çrregullt mbi kremin.

E vendosim torten ne frigorifer dhe ne momentin e servirjes e sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe, me çokollate te bardhe te shkrire apo me krem nutela.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  nutela  qokollate  bardhe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te mbushura
Sherebela
KEK ME AROME LIKERI ose VANILJE  nga tegatuajm