Ëmbëlsirë me maskarpone
Ëmbëlsirë me maskarpone

Ëmbëlsirë me maskarpone

Kuzhint.com

Përbërja për katër persona:

4 të verdha veze, 250 g mascarpone, 120 g sheqer, 1/2dl rum të bardhë, 1 lugë gjelle pluhur kakao të pa ëmbëlsuar.

Përgatitja:

Qesim të verdhat e vezëve në një tas dhe rrihini lehtë me një rrahëse vezësh, shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i rrihni deri sa përzierja të bëhet e butë.

Hidhni pak nga pak rumin dhe pastaj shtoni mascarpone dhe spërkateni me kakao, duke vazhduar përzierjen deri sa të gjithë përbërësit të jenë shkrirë të gjithë mirë me njëri-tjetrin.

Ndajeni kremin e përftuar në 4 gota për ta shërbyer.

Pastaj vendosini në frigorifer për t’u ftohur dhe në momentin e duhur shërbejini duke i spërkatur pak me kakao.

Vera e këshilluar:

Verë në ngjyrë të zbehtë, si e verdhë kashte dhe me shije aromatike, të balancuar dhe të ëmbël.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  maskarpone  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kjo bime mund ta vrase nje femije per me pak se 15 minuta!!!!
 Embelsire me molla dhe karamel
 Pogaqe e shpejte (sherbehet me caj)