Pite me grurë
Pite me grurë

Pite me grurë

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

10 petë për pite, Qumësht 120gr, Gjalpë, 200gr grurë, 100gr rrush të tharë, 100gr arra të grimcuara, 150gr sheqer të parafinuar (light muscovado)

Pregaditja e recetës :

Fillimisht gruri zihet dalëngadalë në temperaturë të ulët, pa iu shtuar asnjë mëlmesë.

Grurit të zier dhe të ftohur i shtohen përbërësit e brumi (arrat, rrushi i thatë dhe sheqeri) dhe të gjitha përzihen mirë.

Sipas preferencës, i shtohet edhe kanellë pasi që i jep një shije pak më të veçantë e bashkë me dy lugë gjalpë, përzihet përsëri mirë gjithë masa.

Më pas merren 5 petët e pites dhe një nga një lyhen me qumësht dhe gjalpë, duke u vendosur njëra mbi tjetrën.

Petët e lyera mbushen me gjysmën e masës së përgatitur me grurë, duke e shpërndarë nëpër gjithë hapësirën e petëve, përveç një skaji.

Pas kësaj, petët bashkë me masën e grurit mbështillen në formë të rolatës, vendoset në enën për pjekje dhe sipërfaqen e lyejmë me gjalpë.

Në mënyrë të njëjtë vazhdohet me 5 petët tjera dhe me masën e mbetur të grurit dhe të dy rolatat vendosen në furrë të piqen në temperaturë 180 gradë për 30-40 minuta.

Pasi të piqen është mirë të qëndrojnë pak për t’u ftohur e pasi të jenë ftohur i hidhet sheqer pluhur dhe ëmbëlsira është gati për servim.

Ju bëftë mirë!


Fjalet kyqe : brumera  pite  grure  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kek ne forme topthi (mufinsa)te lyera me cokolate
Kifle ne form interesante
Trahana