Trahana
Trahana

Trahana

Kuzhint.com

Pergatitja e trahanas eshte tradite jo vetem Shqiptare por edhe ballkanase si psh ne Greqi gjejme nje varietet recetash gatimi me terhan te embel apo dhe te tharte.

Edhe ne vendin tone varion gatimi sipas krahines: disa pergatitin trahana te embel me qumesht e gjalpe, disa me kos, disa me qepe domate e piperka apo dhe me leng mishi. Si pergatitet trahanaja me qumesht e gjalpe? Per 1kg miell duhen: 2gota qumesht gjalpe 2 luge gjelle (100 gr) 1luge gjelle kripe PERGATITJA: Per trahanane duhet miell i cilesise se pare, me permbajtje te larte gluteni. Zeme brumin duke perdorur perberesit e mesiperm.

Brumi duhet te rezultoje i forte, mos e pije gjithe mjellin.

Si eshte gati e pluhurosim me miell, e mbulojme dhe e leme te vije per 2-3 dite. Pastaj e hapim copa- copa ne çarçafe te paster, e leme te thahet pak dhe e shkoqitim me dore e me pas e kalojme ne site te ralle. e leme te thahet mire dhe e vendosim ne qeska pelhure, jo plasmasi. Ruhet ne vende te thata dhe pa lageshti. Per terhana me kos menyra e pergatitjes do te jete e njejte ndersa perberesit do te jene: 1kg miell, 1gote kos dhe 1luge gjelle kripe.


Fjalet kyqe : brumera  trahana  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Shtrudlle me xhem kumbulle
Kek i shpejt me karota
Embelsir Gjermane