Kofsha  pule me patate në furrë
Kofsha pule me patate në furrë

Kofsha pule me patate në furrë

Kuzhint.com

Përbërësit:

10 kofsha pule,

1 kg patate,

4 karota,

brokoli të fresketa,

rozmarinë,

pak vaj ulliri,

1 lugë vegetë,

1/2 lugë peper,

Metoda e përgatitjes:

Pasi të kemi larë dhe pastruar mirë kofshat e pulës, e vendosim të ziejmë në një tenxhere duke mbuluar 3/4 me ujë.

Shtojmë gjysmen e qepës, pak rozmarine dhe sasine e dëshiruar të kripës.

Ndërkohë qërojmë patatet, i presim në kubike të vogla, brokolin, karotat dhe i shtrojmë në një tepsi duke i hapur mirë me qellim që të mos jenë njëra mbi tjetrën.

Shtojmë gjysmën tjetër të qepës të prerë hollë, pulen e zier (jo fort, pasi do të gatuhet akoma në furrë) marinojmë me piper të zi dhe vegetë, rozmarinë, e vaj ulliri (1 luge gjellë për person).

Shtojmë 1 gotë uji me lengun e pulës dhe e fusim në furrën e ngrohur 250-300 gradë, dhe mbajmë në furrë për rreth 20-30 min.

Ju bëftë mirë.


Fjalet kyqe : gjellera  kaqika  pule  patate  furre  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tranguj Turshi
KURKUMA, ILAÇI QË I SHËRON TË GJITHA…
E pabesueshme: Piu per 8 muaj lëngun e karrotave, shikoni cka ndodhi