Tranguj Turshi
Tranguj Turshi

Tranguj Turshi

Kuzhint.com

Perberesit:

  • 7 kg Tranguj
  • Uje 5 lt,
  • kripe 2 filxhane caji,
  • selino,
  • koper disa fije,
  • uthull 4 gota uji ose acid acetik 1/2 gote uji.

Gatimi:

Per turshi perdoren tranguj te vegjel me lekure te holle, mundesisht te nje madhesie dhe te fresket.

Me pare pergatitet shellira dhe lihet te ftohet.

Ne qyp ose ene qelqi shtrohen gjethe dushku ose vishnje e koper dhe vendosen trangujt e lare dhe te prer bene edhe tranguj siq jante pa prer.

Pas cdo shtrese vihen gjethe vishnje ose koper.

Mbulohen me kapak druri qe te futet brenda enes, siper i vihet nje gur, i hidhet uthulla ose acid acetik dhe shellira, e cila duhet te mbuloje trangujt dhe ena duhet te lihet 10-15 cm bosh.

Mbulohet me nape te paster dhe vendoset ne vend te fresket.

Turshia eshte gati pas 30-40 ditesh.

Sipas deshires, gjate pergatitjes, turshise mund t’i hidhet rigon, hudhra etj.

Na vizitoni per me shume >>> www. tegatuajm. com

Suksese!


Fjalet kyqe : turshi  tranguj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Patate dhe kofsha te ferguara ne tigan
Pogaçe nga patatet
Kollpite me mish te grire