Torte me karamel, çokolate dhe kikirika
Torte me karamel, çokolate dhe kikirika

Torte me karamel, çokolate dhe kikirika

Kuzhint.com

Perberesit:

200 gr Miellë,

75 gr Sheqer ngjyre kafe,

pak Kripë,

125 gr Gjalp(buter),

3 Te bardha te vezeve,

250 gr Cokolate,

250 gr Ajk,

25 gr Vaj kokosi,

50 gr Bajame,

50 gr Lajthia,

50 gr Kikirika pa kripë,

4 Fleta zhelatine,

500 gr Gjize per torte,

50 gr + 75 gr + 100 gr Sheqer,

100 gr Gjalp kikiriku.

Pergaditja:

Per brumin marrim 200 gr miell, sheqerin ngjyre kafe dhe kripen e i perzim.

Pastaj ia hedhim gjalpin e prere ne copa dhe nje 1 ve dhe ngjeshim tere masen bejme brume.

Brumin e mbulojme dhe e lem ne frigorifer per 30 minuta.

Nxehim furren ne 175 Grad.

Marrim nje tepsi 26 cm e mbulojme me leter per pjekje.

Brumin e tehollojme me toholluese dhe e vendosim ne tepsi duke e mbuluar edhe rrethin e tepsis.

Peten e shpojme disa here me piru.

Te pjeket ne furre per 12-14 minuta.

Cokolaten e coptojme.

Ajken dhe vajin e kokosin e nxehim mbi shporet pastaj ia hedhim cokolaten e coptuar dhe perzim deri sa te shkrihet.

Bajamet, lajthiat dhe kikirikat i coptojme i perzime te gjitha bashke..

Largojme torten nga tepsia e vendosim ne nje tepsi qe ju largohet rrethi.

Lyejme peten me gjysmen e kremit nga cokolata dhe ia hedhim siper 1/3 e bajameve te perziera dhe e lem 30 minuta te ftohet.

Zhelatinen e zbutim ne uje te ftohet.

Gjizen, 50gr sheqer dhe gjalpin nga kikirikui rrahim me mikser.

Rrahim edhe 3 te bardhat e vezeve se bashku me 75 gr sheqer.

Shkrim zhelatinen ne temperatur te ulet marrim pak nga kremi me gjizen e perzim dhe pastaj e hedhim te perzierja me gjizen duke e perzier tere kremin.

Ne fund ia shtojme edhe te bardhat e vezeve dhe gjithe kremin e qesim te torta.

Cokolaten e mbetur e perzime edhe njehere.

Me kujdes e hedhim mbi krem gjizen qe e kemi hedhur mbi torte.

Dhe ne fund ia hedhim siper tortes bajamet e perzierja me lajthia dhe kikirika.

E lem torten 2 ore te ftohet.

Per karamelin marrim 100 gr sheqer e hedhim ne tigan.

Tiganin e vendosim mbi zjarre dhe e lem deri sa te karamelizohet sheqeri dhe ne fund ia hedhim 1/8 l uje te nxeht dhe e lem edhe 2 minuta te vloje.

Krem karamalin e lem te ftohet pastaj ia hedhim tortes siper.

Burimi:lecker. de

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  karamel  cokolate  kikirika  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsir me molla nga Festim Ismaili
Petulla qe nuk pijne aspak vaj
Troftë në Furrë