Supe kremoze me patate
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
2 purri, vegetë sipas shijes, 2 kube erëza perimesh, 4 lugë gjelle me vaj, kopër (erëz gatimi), 8 patate, 1 shmand, 100gr kaqkavall te grirë, 1.5 litër ujëPregaditja e recetës :
Në një enë për zierje vendosim vajin, purrinin, erëzat dhe vegetën dhe i përziejmë së bashku deri sa të fërgohet purrini.
Ia shtojmë ujin dhe patatet e ndara në copëza.
Pasi që të zihen patatet, i bluajm me blender (mikser per bluarje).
Shmandein e tundim me lugë dhe e shtojmë tek gjella, pastaj kaqkavallin e grirë e shtojmë duke e përzier pa ndërprerë deri sa ta shohim që është shkrirë i tëri dhe së fundmi ia shtojmë ca kopër sa për shije.
Ju bëftë mirë në qoftë se e përgaditni!
Fjalet kyqe : supa supe kremoze patate