Simite të ëmbla me rrush të thatë
Simite të ëmbla me rrush të thatë

Simite të ëmbla me rrush të thatë

Kuzhint.com

Perberesit:

500gr miellë,

200-300ml qumesht,

50gr gjalpë,

50gr sheqer,

25gr maja birre,

lekuren e grire te 1limoni,

pak kripe.

Për mbushjen:

200gr rrush i thate,

sheqer pluhur,

Pergaditja;

Pregatisim brumin e simiteve duke shkrire majane e birres ne gjysme filxhani qumesht te ngrohte dhe 2 luge te vogla sheqer, i perziejme mire dhe e leme te pushoje per disa minuta derisa ne siperfaqe te jete formuar shkume.

Nderkohe, ngrohim qumeshtin e mbetur ne nje tenxhere, shkrijme ne te sheqerin, gjalpin, pak kripe dhe lekuren e limonit.

Ne tavolinen e punes, ose ne nje ene te madhe, hedhim miellin duke i hapur nje grope ne mes ne te cilen shtojme perberjen me maja birre dhe qumeshtin derisa te jete formuar nje mase pa kokerriza dhe homogjene (e punojme me dore per rreth 10 minuta).

E leme te pushoje brumin larg korrenteve te ajrit (per shembull brenda ne furren e fikur) dhe te mbuluar me nje pecete te paster derisa te dyfishoje vellimin e tij, pra per te pakten 2 ore.

Nderkohe, vendosim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ngrohte ne menyre qe te bymehet.

Ne momentin qe brumi ka dyfishuar vellimin e tij, shtojme rrushin e thate te shtrydhur mire me dore nga uji i tepert, e perziejme shume mire dhe e ndajme ne 24 sfera te vogla te cilat i leme te pushojne akoma edhe per 1 ore, apo derisa te dyfishojne vellimin e tyre.

I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, i lyejme me pak qumesht ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180 grad per rreth 15 minuta. gatojca. info


Fjalet kyqe : brumera  simite  embla  rrush  thate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle me sheqer
Mask kunder akneve ne kushte shtepie
Supe e ftohet me domate dhe tranguj