Sigurisht nuk e keni ditur sa shërues është borziloku  si perbers
Sigurisht nuk e keni ditur sa shërues është borziloku si perbers

Sigurisht nuk e keni ditur sa shërues është borziloku si perbers

Kuzhint.com

Borziloku shpesh duket si një gjethe mente, me të cilën është i afërt.

Gjethet e tij me aromë të fortë përdoren zakonisht si një shtesë në ushqimet e ndryshme.

Megjithatë, borziloku fsheh fuqi shëruese.

Në vijim ju sjellim tregimin për këtë erëz mbretërore. Rreth borzilokut

Me borzilokun lidhen shumë legjenda dhe tregime, ja disa prej tyre: Në Indi, borziloku pas lotusit është bima më e shenjtë, dhe besohet se e mbron shpirtin prandaj edhe përdoret në meditim.

Indianët e vënë borzilokun në gjoksin e të vdekurve për t'i mbrojtur ata nga shpirtrat e këqij derisa kalojnë midis dy jetëve.

Egjiptianët u ofronin borzilok perëndive të tyre, dhe e përdornin atë për balsamim.

Ai përdoret në Ajurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes.

Mjekët e Ajurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe "energjinë jetësore".

Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e bartnin atë për t’i tërhequr vardisësit.

Të gjitha përfitimet e borzilokut

Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale.

Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese.

Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit. Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta.

Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh.

Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

E përfundojmë tregimin për borzilokun me informatën që ai vepron në nivelin emocional, prandaj njerëzit e zymtë dhe apatik i relakson dhe i bën më të gëzueshëm! Mbillni borzilok dhe kënaquni me aromën e tij, dhe të gjitha të mirat që ju sjell kjo bimë magjike.


Fjalet kyqe : llojet  perbersve  sigurisht  keni  ditur  sherues  eshte  borzilokusi  perbers  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me karota   nga Sebi Dumani.
Torte me pudingë  luleshtrydhe (dredheze)dhe banane  nga Lulja La
Brinjë qengji me patate