Si ta hapni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale 5 Metoda
Si ta hapni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale 5 Metoda

Si ta hapni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale 5 Metoda

Kuzhint.com

1- Mjaltën me kanellë i përzieni së bashku derisa të krijohet një masë homogjene, lyeni flokët me të dhe lërini gjithë natën.

Shpëlajini të nesërmen në mëngjes.

Mund ta përdorni 2-3 herë në javë, derisa të keni arritur rezultatin që dëshironi.

2- Mjaltë, vaj ulliri dhe limon përzieni bashkë dhe lërini të veprojnë në flokun tuaj për afro 12 orë.

Pastaj lajini si zakonisht.

3- Lagni flokët, pastaj 2 lugë të vogla me sode buke i përzieni me pak shampo derisa të bëhet si pastë dhe masazhoni flokët me dorë.

Në fund shpëlajini flokët me çaj kamomili.

4- Maskë me kos të thartë, 2-3 herë në javë.

Lërini për 30 minuta dhe shpelajini me çaj kamomili ose me uthull molle.

5- Nëse i keni të lyera me kena, përzieni alkoolin me shampo dhe masazhoni flokët.

Pastaj shpëlajini me çaj kamomili (Nuk vlen për të gjitha pasi lëkura e dikujt mund të reagojë keq nga alkooli).


Fjalet kyqe : keshilla  hapni  ngjyren  flokeve  menyre  natyrale  metoda  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qofte të mira me djathë
Nje torte e shpejt
Krem karamel