Qofte të mira me djathë
Qofte të mira me djathë

Qofte të mira me djathë

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

500gr mish i grire viçi, 100gr proshute e pjekur e grire ne mikser, 1 patate mesatare e ziere e reduktuar ne pure, 2 veze, 30gr djath kaçkavall te grire, 80gr djath qe shkrin (te tipit guda fontina etj), 2-3 luge galete (buke te thate te grire), 1 qepe, 40gr gjalp, 1 luge vaj ulliri, 80ml brendi (konjak), 2 gjethe dafine, kripe, piper

Pregaditja e recetës :

Nje alternative e qoftes se mbushur sipas deshires, eshte qoftja e madhe me djath ne siperfaqe dhe e shuar me brendi (konjak) ne furre.

Provoni ta shoqeroni me patate te furres ose me nje sallate te stines!Bashkojme ne nje ene te madhe mishin e grire, purène e patateve, proshuten, vezet, djathin kaçkavall te grire, kripen dhe piperin derisa te perftojme nje brume homogjen.

Me kete perberje formojme nje qofte te madhe te cilen e kalojme ne galete dhe e leme menjane.

Marrim nje leter alumini (aq te madhe sa ta mbuloje komplet qoften) dhe vendosim ne bazamentin e saj qepen e prere holle, e sperkasim me 1 luge vaj ulliri, vendosim siper qoften e madhe dhe e rregullojme me disa copeza gjalpi ne siperfaqe dhe 2 gjethe dafine.

E mbyllim letren e aluminit ne formen e karameles dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180 grad C per rreth 1 ore.

Kur te jete pjekur, e heqim nga furra, eleminojme letren e aluminit dhe e vendosim qoften ne taven ku e gatuam bashke me lengun qe ka leshuar.

Vendosim mbi qoften djathin qe shkrin te prere ne rripa, e lagim me pak brendi dhe e rivendosim ne furre edhe per 5 minuta te tjera derisa djathi te jete shkrire.

E shoqerojme te prere ne feta me sallaten e stines


Fjalet kyqe : gjellera  qofte  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me krem dhe qershia
Pogaqe (kifle) me gjem nga maku
Puding karameli si dhe salce qershie