Role me krepa dhe banane
Role me krepa dhe banane

Role me krepa dhe banane

Kuzhint.com

Përbërësit 2 vezë 1 gotë uji qumësht 1 filxhan çaji vaj 1 lugë gjelle kakao (mbushur plot) 3 banane 1 filxhan çaji arra të shtypura 1 filxhan çaji mjaltë Miell Përgatitja Hapi 1 Në një tas të thellë përziejmë vezët, qumështin, vajin dhe kakaon me tel përzierës. Hapi 2 Shtojmë nga pak miell dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa të trashet paksa. Hapi 3 Vendosim në zjarr të mesëm një tigan të sheshtë tefloni.

Nga harxhi i përgatitur hedhim mbi tigan shtresa të holla dhe pasi piqen i vendosim veçmas që të ftohen. Hapi 4 Pasi krepat të jenë gati vazhdojmë me përgatitjen e rulove.

I marrim krepat një nga një dhe në fillim i lyejmë me mjaltë.

Pastaj i hedhim një shtresë të hollë me arra të thërmuara.

Vendosim mbi krepën një banane të plotë (të zhveshur) dhe e mbështjellim në formë ruloje. Hapi 5 Rulotë e formuara i prejmë me kujdes në trashësinë e dëshiruar dhe i vendosim në pjatën ku do serviren.

Mund t'i hedhim sipër arra të thërmuara.


Fjalet kyqe : embelsira  role  krepa  banane  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keshkyl
Torte me banane dhe salce karameli
Bombica me veze