Role me kokos
Role me kokos

Role me kokos

Kuzhint.com

Përbërësit:

100 gr kokos,

350 gr biskota te grira,

50 gr qokollate per gatim,

2 dl kafe e zier,

120 gr gjalpë,

300 gr sheqer pluhur,

1 pako sheqer vanilje,

100 ml qumesht.

Përgatitja:

Ne tenxhere ne zjarr e hedhim qumeshtin dhe gjalpin.

Pasi shkrihet gjalpi ne tenxhere shtojme sheqer vanilje dhe kokos.

Pasi masa behet e dendur tenxheren e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne tenxhere tjeter ne zjarr hedhim pak uje.

Siper saj veme nje ene tjeter dhe ne te e veme qokollaten te shkrihet mbi avull.

Ne nje ene te madhe e te thelle i hedhim biskotat e grira, sheqerin pluhur dhe kafene.

Masen e ngjeshim me dore.

Qokollaten e shkrire e shtojme ne en.

Perziejme me lugen e drurit qe te bashkohet masa dhe e leme te ftohet.

Pasi ftohet masen e nxjerrim nga ena dhe e veme mbi nje flete plastmasi.

E rrafshojme me dore e mbulojme me tjer flete plastmasi dhe e perhapim me petes me trashesi deri ne 1cm.

Fleten e plastmasit e veme mbi siper qe masa te mos ngjitet per petesen.

Pasi e perhapim masen e largojme fleten e plastmasit.

Pastaj masen e ftohur nga tenxherja e pare e derdhim mbi masen e hapur dhe e rrafshojme.

Me ndihmen e fletes se poshtme te plastmasit e mbeshtjellim rolen.

Rolen e veme ne frigorifer per t'u shtrenguar.

Me thike i presim copat me trashesi rreth 1cm.

Copet e prera i rendisim ne pjaten per servirje.

Sipas deshires mund tu hedhim miellë kokosi mbi embelsirave.


Fjalet kyqe : embelsira  role  kokos  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ja si të dalloni nëse me të vërtetë është bukë e zezë,
Speca të pjekur në kavanoz
Veze ne sy me suxhuk