Disa njohuri per depresionin
Disa njohuri per depresionin

Disa njohuri per depresionin

Kuzhint.com

NJOHURI PËR DEPRESIONIN

Depresioni eshte gjendja e njeriut kur ai kalon një periudhe të vështirë dhe vuan për një kohë të gjatë dhe jeta i duket e

zymtë.

Kur njeriu është i depresionuar ai nuk mund të gjejë kënaqësi në asgjë.

Njeriu i depresionuar e ka të vështirë të fillojë një punë dhe

ai lodhet shpejt.

Marrja e vendimeve është në shumicën e rasteve e vështirë, si dhe përqëndrimi në mësim ose në lexim.

Ai që vuan nga depresioni nuk fle mirë.

Zgjimi natën është më se i zakonshëm.

Nga ana tjetër ai që vuan nga depresioni e ka të vështirë

të flejë, ose gjumi mund të jetë i lehtë ose me copa.

Ndonjëherë me depresionin lidhet dhe të fjeturit e tepërt.

Mungesa e oreksit dhe ulja

në peshë kanë të bëjnë me depresionin, ndonëse ndonjëherë i depresionuari mund edhe të ketë oreks të tepruar.

Njeriu i depresionuar është në shumicën e rasteve i nervozuar dhe ai mund ta ketë të veshtirë të jetë në shoqërinë e të tjerëve.

Edhe akuzat

e tepruara kundër vetes janë të zakonshme.

Gjithashtu edhe mendimet në lidhje me vdekjen dhe mendimet për vetëvrasje janë të

zakonshme për njeriun që vuan nga depresioni.

Dhimbje të ndryshme fizike, si dhimbja e kokës, e muskujve, e stomakut e shpinës janë të

zakonshme dhe shkaku i tyre nuk gjendet në organizëm.

NGA VJEN DEPRESIONI?

Depresioni vjen zakonisht në raste kur kemi të bëjmë me ndryshime të mëdha në jetë.

Raste kur njeriu humbë njerëz të rëndësishëm të jetës

së tij, ose gjëra të rëndësishme jetike, si vendi i punës ose banesa sjellin si rezultat depresionin.

Ndonjëherë depresioni vjen dhe në rastet

kur njeriut nuk i mjaftojnë energjitë të triumfojë mbi sfida të reja e të mëdhaja.

Të tilla sfida mund të jenë, për shembull, shpërngulja në një

vend të ri, përshtatja ndaj një kulture të re ose mësimi i gjuhës së re.

Disa njerëz depresionohen më lehtë se të tjerët.

Kjo mund të jetë, për

shembull, pasojë e faktorëve gjenetikë dhe e karakterit të njeriut.

Dihet se me depresionin bashkëlidhen ndryshime në aktivitetin e trurit,

ndryshime këto që mbarojnë dhe normalizohen kur depresioni kalon.

Menyra natyrale per te luftuar depresionin!

Vaji i peshkut

Kjo shtese permban acidet yndyrore omega 3, te cilat gjenden ne peshk, si salmoni, tuna dhe harenga.

Studimet per vajin e peshkut tani per tani jane jo te plota, por konsiderohet qe mungesa e ketij acidi yndyror ne nje kohe te caktuar (per shembull gjate periudhes se paslindjes) mund te nxise ndryshime te disponimit dhe depresionit.

Ne zonat ku konsumimi i ushqimit me acidet yndyrore omega 3 eshte i larte, njerezit kane shkalle me te ulet te te semureve nga depresioni.

Ushtrimet mund te zvogelojne depresionin sepse ndikojne ne ndryshimin dhe rregullimin e norepinefrines dhe serotonines.

Po ashtu liron endorfinen qe eshte pergjegjese per disponimin e mire.

Ekspertet rekomandojne ushtrime tre deri pese here ne jave ne kohezgjatjen prej 20 deri 30 minutash.

Ushtrimet aerobike, sic eshte ecja e shpejte ne shiritin levizes, jane me te mirat, por cfaredo lloj i ushtrimeve eshte me i mire se asnje ushtrim.

Terapia me drite

Gjate diteve te shkurtra te zymta te dimrit, disa njerez jane te prire ndaj depresionit i cili quhet c'rregullim afektiv sezonal - e thene thjeshte, depresioni dimeror.

Nje nga menyrat per lehtesimin e simptomave eshte terapia me drite.

Terapia zakonisht fillon me ekspozimin ditor ne drite rreth 15 minuta, dhe rritet deri ne dy ore ne dite.

Koha e zgjatjes se terapise me drite varet nga ashpersia e simptomave dhe intensiteti i drites, ndersa kete do ta konstatoje mjeku.

Edhe pse terapia nuk sheron depresionin, mund te lehtesoje simptomat, ndonjehere edhe vetem pas disa ditesh.

Nje nga bimet e studiuara me se shumti, kantarioni (Hypericum perforatum) gjendet ne caj, pilula dhe ekstrakte.

Analiza e 37 studimeve ka vertetuar qe mund te jete njelloj i dobishem sikurse dhe antidepresivet per sherimin e depresionit te lehte.

Verejtje e rendesishme: mund te zvogeloje efikasitetin e disa ilaceve me recete, duke perfshire pilulat kontraceptive, ilacet per HIV, ilacet per mpiksjen e gjakut, dhe disa ilace te tjera anti-tumore.

LEXOJE DHE SHPERNDAJE NESE MENDON SE I VYN DIKUJT!


Fjalet kyqe : keshilla  disa  njohuri  depresionin  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rolate me mishe
Torte mozaik me llokum
Llokume  Turke