Revani dy ngjyrshe
Revani dy ngjyrshe

Revani dy ngjyrshe

Kuzhint.com

Përbërësit : 8 vezë të freskëta, 9 lugë sheqer, 10 lugë miell

2 luge kakao, 1 pako me peciv, 250 gr sheqer, 5 gota ujë, 1 pako sheqer vanilje

Per dekorim : 300 ml krem oplla fistek dhe qokollad

Tunden te bardhat e vezëve me sheqer me mikser gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme qe të fryet vëllimin

Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht

Hidhet mielli i perzier me vanil me lugë jo te hidhet i teri duke e përzier nga lartë-poshtë ne kete rast me tel kuzhine jo me mikser që të mos ulet volumi

Ndahet nje pjea nga masa dhe ne te i shtohet kakao dhe e perziejm mir me tel

Derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur njeher masa e verdhe ku rrafshohet mire dhe mbi te hidhet edhe masa e ndar me kakao po jo ne ter siperfaren po vende vende dhe e marrim nje pirun dhe masen e perziejm nga lart posht ne form te shkronjes S qe te duket si ne foto

Futet në furrë të nxehtë me temperaturë180 gradë C për t’u pjekur deri sa te merr ngjyren e deshirtar(shih foton)

Gjatë pjekjes furra nuk hapet

Pasi të ftohet, hidhet sherbeti i vakët

dhe kur te ftohet e mbulojm me shllag krem (oplla) dhe e dekorojm me qokollad te shkrir mbi avull dhe fistek

Pritet si te deshironi

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  revani  ngjyrshe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tav me mishe dhe perime
Rolada te vogla me kokos
Disa te reja mbi ushqimet e skuqura!