Pastroni në mënyrë natyrale me limon
Pastroni në mënyrë natyrale me limon

Pastroni në mënyrë natyrale me limon

Kuzhint.com

Harrojini solucionet e pastrimit që keni.

Ndoshta keni një edhe më të fuqishëm në frigorifer: limoni, i cili i shton atë shijen e pazëvëndësueshme ushqimeve dhe koktejleve, është dhe një produkt i fortë pastrimi.

Cfarë e bën limonin kaq të fuqishëm? Ai përmban shumë acid, i cili bën që fruti të veprojë njëlloj si një disinfektant i fuqishëm antibakterial që lufton bakterie.

Dizinfektoni mikrovalën.

Ajo aroma ndjellëse e kokoshkave, picave ose ndonjë ushqimi tjetër që keni ngrohur kohët e fundit e mbyt me ndotje mikrovalën.

Këshilla është të prisni një limon në feta shumë të holla dhe ti vendosni në një tas brenda në mikrovalë.

Mbusheni tasin me ujë të nxehtë, vendoseni në mikrovalë dhe ndizni mikrovalën për një minutë.

Vetitë atibakteriale të acidit citrik do të vrasin bakteriet ndërsa nxehtësia shërben si lagështues.

Më pas pastrojeni mikrovalën nga brenda më një leckë të lagur.

Enët që lahen me dorë.

Nëse ju ka mbaruar ilaci i enëve, prisni një limon përgjysmë hidhini pak sodë buke sipër dhe fërkoni enën.

Do të shikoni se si acidi citrik shpërbën yndyrën dhe i jep më pas shkëlqim.

Dhe sigurisht e merrni me mend aromën e mirë të limonit tek duart tuaja.

Jepini shkëlqim metaleve.

Kur bëhët fjalë për bakrin, bronxin dhe kromin lërini mënjanë produktet me kimikate të forta dhe zëvëndësojeni me limona.

Limonat kanë shumë acid, që i lejon ato të depërtojnë nëpërmjet depozitave të mineraleve.

Përpara se të fërkoni një produkt më limon zhyteni gjysmën e frutit në kripë do të ndihmojë të shtresojë sipërfaqen e më pas ti japë shkëlqim.

Jepini aromë rrobave.

Nuk duhet shumë për të luftuar erërat e rrobave të palestrës, punës ose të brendshmeve.

Shtoni vetëm një lugë caji lëng limoni rrobave në një kohë me detergjentin që ti jepni atyre aromë freskuese dhe të pastër.

Pastroni xhamat.

me 4 lugë gjelle lëng limoni (i freskët apo dhe i blerë i gatshëm) i përzjerë më ujë është një pastrues shumë efektiv për xhamat- pa asnjë kimikat dhe nuk le viza.

Acidi citric i fuqishëm tret pisllëkun, njollat dhe i jep xhamave shkëlqim


Fjalet kyqe : keshilla  pastroni  menyre  natyrale  limon  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Luleshtrydhe me banane
Role me luleshtrydhe(dredhëza)
Ja dy simptoma që paralajmërojnë kancerin