Torte me krem vishnje
Torte me krem vishnje

Torte me krem vishnje

Kuzhint.com

Perbersit

  • 5 veze
  • 150 gr sheqer
  • 200 gr miell
  • 200 ml qumesht
  • 100 ml vaj
  • pluhur paste
  • 1 luge cimet(kanelle)
  • 1 sheqer vanile

Perbersit per kremin

  • 700 ml qumesht
  • 150 gr sheqer
  • 1 sheqer vanile
  • 6 luge griz( bollgur), ermik
  • 100 gr kokos
  • 300 gr vishnje

  • Per dekorim; qokollad te shkrir

Pergaditja;

Rrahen vezet me sheqer derisa te zbardhet masa, pastaj shtohet mielli i perzier me pluhurin per pjekje.

Pastaj shtohet vaji dhe qumshti krejt gradualisht duke e perzier me shpejtesi te ngadalshme dhe ne fund I shtohen edhe aromat cimeti dhe sheqer vanilja.

Gjysma e kesaj mase qitet ne kallep te lyer me yndyre dhe te mbuluar me leter per pjekje ne madhesi prej 20 x 30 cm.

Pastaj futet ne furre qe vetem te formoj kore dhe gjate kesaj kohe pergaditet kremi.

Qumshtin e qesim te vloje me sheqer dhe sheqer vanile. ku ne qumshtin vale shtojme grizen duke e perzier vazhdimisht qe mos te na behen kokrra dhe njeheresh qesim edhe kokosinqe kremi te trashet.

E nxjerrim nga furra taven me gjysmen e pjeses se pandispanjes dhe e shtrijme kremin mbi te dhe menjehere vendosim vishnjet dhe permbi qesim pjesen e mbetur te brumit te pandispanjes dhe e kthejme prap ne furre te nxehte dhe e pjekim edhe per 30 minuta deri ta vertetojme me rremojce pjekjen qe eshte pjekur.

Pastaj e mbulojme me qokollad te shkrir neavull.

Ju beft mire!

Burimi: http://sinfeycook. blogspot. de/

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  krem  vishnje  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

PETULLA KOMARDARE
Mufins me arra kokosi dhe çokollatë
Disa këshilla për pastrimin e preparateve shtëpiake