Kek me qershi
Kek me qershi

Kek me qershi

Kuzhint.com

Perberesit: 500 gr Qershi 170 gr Gjalp 100 gr Sheqer 3 Veze 140 gr Miell 100 gr Bajame 1/2 luge gjelle Vanilje Sheqer pluhur Pergatitja: Ne nje ene hedhim gjalpin dhe sheqrin dhe i perziejme deri sa te behet ne forme kremi.

Me nje ene tjeter hedhim te bardhet e vezeve dhe i perziejme fort deri sa te behet kremoz dhe me pas e bashkojme me gjalpin dhe sheqerin qe i perziem pak me perpara duke i perzier te tera bashke edhe per disa minuta. Me pas i bashkojme miellin, bajamet e copetuara dhe vaniljen duke i perzier perseri.

Ne nje ene te thelle pjekieje e lyejme me gjalp dhe hedhim te gjithe perzierjen e kekut qe sapo beme duke e sheshuar me nje luge ne menyre qe e gjithe perzierja ne ene te behet e nje trajteshme.

Me pas i hedhim qershite duke i shtypur fare pak.

E fusim enen e kekut me qershi te piqet ne temperaturen 180 °C dhe e leme per 40 minuta. Pasi keku te na jete pjekur e leme te ftohet dhe kur te jete ftohur plotesisht i hedhim shqerin pluhur qe ne kemi.

Tani çdo gje eshte gati, ju mund te sherbeni kekun tuaj. Ju befte mire!


Fjalet kyqe : embelsira  qershi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me ajk dhe mandarina
Ndarja e krevatit me fëmijën, e rrezikshme
Si të dallojmë peshkun e freskët?