Byrek i embel me qumesht
Byrek i embel me qumesht

Byrek i embel me qumesht

Kuzhint.com

Per 18 racione nevojiten: ● gjysem kg pete te gatshme ose 1 mase brume shtepie ● gjalpe te shkrire per lyerjen e peteve ● 10 kokrra veze (ndani te bardhat nga te verdhat) ● 450 gr sheqer ● 2. 5 litra qumesht ● 560 gr miell orizi (ose oriz i bluar mire) ● gjysem luge kafeje vanilje ● 1 luge gjelle lekure e grire limoni Per shurupin nevojiten: ● 4 filxhane caji me sheqer ● 2 filxhane caji me uje ● 2 luge gjelle leng limoni Pergatitja: 1.

Ne nje tas te madh hidhni te verdhat e vezeve me gjysmen e sasise se sheqerit.

Perziejini ne graden e shpejte te mikserit, derisa te shkumezohen.

Uleni shpejtesine e mikserit dhe shtoni pak nga pak 2 litrat e qumeshtit.

Gjithashtu, shtoni vaniljen dhe lekuren e grire te limonit. 2.

Perzierjen e krijuar hidheni ne nje tenxhere.

Vendoseni tenxheren mbi zjarr mesatar dhe perziejeni masen vazhdimisht, derisa te nxehet mire. 3.

Ne gjysmen e litrit te qumeshtit te mbetur, tretni miellin e orizit dhe shtojeni ne tenxhere.

Ziejeni masen ne zjarr te ngadalte, duke e perzier vazhdimisht derisa te lidhet dhe te behet si krem.

Ne kete pike hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lereni te ftohet pak. 4.

Ne nje tas perzieni te bardhat e vezeve me sheqerin e mbetur, derisa te krijohet nje marenge e ngjeshur.

Shtojeni kete mase ne tenxheren me krem, duke e perziere ngadale qe te mos shfryhet marenga. 5.

Shtroni gjysmen e sasise se peteve ne tepsi, duke i lyer nje nga nje me gjalpe.

Hidhni mbi to kremin e pergatitur.

Me pas shtroni gjysmen e peteve tembetura, po duke i lyer nje e nga nje me gjalpe. 6.

Priteni byrekun me thike ne pjese katrore ose ne forme rombi dhe piqeni ne furre te nxehte ne temperaturen 180 C per rreth 1 ore, derisa te marre ngjyre siperfaqja.

Nderkohe, pergatitni shurupin.

Ne nje tenxhere te vogel, ziejini te gjitha lendet qe jepen me lart, rreth 5 minuta.

Kur shurupi te jete gati, lereni te ftohet pak. 7.

Sapo ta nxirrni byrekun nga furra, sperkateni me shurupin qe pergatitet. Ju befte mire!


Fjalet kyqe : brumera  byrek  embel  qumesht  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsire me qokollat
Toptha (bombica) me kokos
Embelsira  me pudinge  nga Lulja La