10 - gjëra që duhen ti dini rreth antidjersës
10 - gjëra që duhen ti dini rreth antidjersës

10 - gjëra që duhen ti dini rreth antidjersës

Kuzhint.com

Çdo mëngjes ne kryejmë thuajse të njëjtën rutinë higjene siç është dushi, larja e dhëmbëve dhe vënia e antidjersës.

Me shumë mundësi keni dëgjuar plot rreth dushit dhe higjenës orale por jo aq shumë rreth antidjersave.

Ja disa gjëra që nuk i dimë… 1) Antidjersa nuk bllokon komplet djersitjen: Kur fleta udhëzuese e deodorantit tuaj shkruan: ‘’ Mbrojtje gjatë gjithë ditës ‘’, thjesht kërkohet nga FDA (Food and Drug Administration) për të reduktuar djersitjen deri në 20%.

Ndërkohë që deodorantët ekstra të fortë e ndalojnë deri në masën 30%. 2) Deodorantët vrasin bakteret: Çuditërisht, djersa është thuajse pa erë.

Aromën asaj ia japin bakteret ndaj dhe antidjersat përmbajnë lëndë antibakteriale që të parandalojnë këtë aromë. 3) Provoni ti ndryshoni markat e antidjersave çdo 5-6 muaj: Nëse jeni duke përdorur të njëjtën antidjersë sërish e sërish, mund të bëheni imun ndaj saj.

Për t’u siguruar që antidjersa juaj po e luan rolin e saj, ndërroje atë çdo 6 muaj. 4) Antidjersat janë uniseks: I vetmi ndryshim mes deodorantit të mashkullit dhe të femrës është fragranca dhe paketimi.

Krejt ingredientët e tjerë janë identikë. 5) Njollat e verdha ngelen një mister: Besojeni ose jo, askush përfshirë këtu dhe prodhuesit e antidjersave nuk janë të sigurtë nga vijnë njollat e verdha nën sqetulla që duken në bluzë.

Sidoqoftë, mbizotëron teoria që ingredientët me bazë alumini të antidjersave reagojnë disi me djersën, lëkurën, bluzën apo detergjentët larës, çka shkakton njollën.

Ndaj, për të shmangur njollën, evitoni dhe antidjersat me përmbajtje alumini. 6) Aplikojeni antidjersën tuaj përpara kohës së gjumit: Natën është më mirë të bëhet aplikimi i antidjersës pasi nuk do bllokohet nga djersa dhe do ketë mjaftueshmërisht kohë për ta bërë me efektshmëri punën. 7) Jo gjithkush ka nevojë për të: Ka një mënyrë mjaft të thjeshtë për ta kuptuar nëse ju nevojitet antidjersa ose jo, megjithëse është paksa e shpifur. Është dylli i veshit ai që do t’ju orientojë.

Nëse ai është i errët dhe ngjitës, duhet të përdorni antidjersë.

Por nëse është i bardhë dhe në trajtë leskrash, mund të mos e përdorësh pasi kjo tregon që nuk përmbani baktere që lëshojnë aromë të keqe. 8) Higjenizuesit e duarve mund të veprojnë edhe si antidjersë: Alkooli i pranishëm në higjenizuesit e duarve vret bakteret që lëshojnë erë poshtë krahëve tuaj, ndërkohë që thahet shpejt dhe nuk lë njollë.

Gjithsesi nuk këshillohet përdorim i vazhdueshëm por vetëm në rast urgjent, pasi ai e than shumë zonën ku aplikohet. 9) Përdorni antidjersë në këmbë të thata : Nëse e aplikoni antidjersën në shputat e këmbëve gjatë natës, ajo do t’ju ndihmojë të largoni erën e keqe dhe lagështinë e këmbëve ditën tjetër. 10) Aplikojeni në kufirin mes këmbës dhe këpucës: E dimë mirë që këpuca fërkon me këmbën.

Në kufirin mes këtyre të dyjave këshillohet aplikimi i antidjersës në mënyrë që të krijohet një barrierë mes lëkurës dhe këpucës e cila do i japë fund problemeve me këmbët që mbajnë erë të pakëndshme.


Fjalet kyqe : keshilla  gjera  duhen  dini  rreth  antidjerses  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sup me perime
Embelsir me çokollate
Kuleq te vegjel me ujë  mineral