Xhenxhefil dhe limon kundër migrenës
Kuzhint.comPër ata që vuajnë nga migrena u ofrojmë një recetë me çaj nga xhenxhefili dhe limoni i cili mund të zbus dhimbjet ndërsa sulmet e reja i bën më të rralla.
Përveç se lehtëson dhimbjen e kokës, xhenxhefili është efikas kundër mundimit që zakonisht ndodh me paraqitjen e migrenës.
Përgatitja:
Merreni një lugë të vogël me xhenxhefil pluhur dhe vendoseni në 2. 5 dl ujë të vluar.
Lëreni pak të ftohet dhe shtojeni edhe 1/2 limon dhe pine derisa është i vakët.
Çajin nga xhenxhefili dhe limoni përdoreni disa dita nga 3-4 gota, ndërsa është mirë të pihet edhe kur simptomat e migrenës nuk
ekzistojnë që në këtë mënyrë sulmet të jenë sa më të ralla.
Fjalet kyqe : keshilla xhenxhefil limon kunder migrenes