Video shokuese nga fabrika e mishit , po  ne  a hamë produkte të tilla në Kosovë
Video shokuese nga fabrika e mishit , po ne a hamë produkte të tilla në Kosovë

Video shokuese nga fabrika e mishit , po ne a hamë produkte të tilla në Kosovë

Kuzhint.com

Shume herë kemi dëgjuar të flitet për pasojat negative të konsumimit të mishit të procesuar.

Shumë herë kemi dëgjuar madje edhe për cilësinë e dyshimtë të mishit që importohet në Kosovës nga vendet e largëta e që vjen në formë të ngrirë.

Shpeshherë marketet tona janë akuzuar edhe për ripaketim të mishit dhe ndryshim të afatit të skadimit.

Diçka nganjëherë ka rezultuar e vërtetë e shpesh kemi menduar se kemi të bëjmë me spekulime.

Por një punëtor nga Serbia ka vendosur të zbardhë një të vërtetë rreth industrisë së mishit.

Ai ka denoncuar ish punëdhënësin e tij, një fabrikë mishi, për keqpërdorimin e konsumatorëve dhe për rrezikim të jetës së tyre, duke përpunuar në formë sallamesh mishrat me afat të skaduar.

Opinioni serb është shokuar nga xhirimet që ka publikuar ish punëtori Mihajlo Cepi.

Videoincizimet nga reparti i industrisë së misit “Matijevic” në Serbi, të bëra nga ish punëtori Mihajlo Cepi dhe të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se çfarë mishi përdoret në këtë industri dhe në çfarë forme rrezikohet jeta e konsumatorit.

Ky punëtor ka thënë po ashtu se inspekcioni i Ministrisë së Bujqësisë as nuk guxon të hyjë brenda fabrikës pa u lajmëruar më parë.

Xhirimet janë bërë para dy vitesh. “Kam dashur t’ju tregoj të gjithëve se ajo për të cilën njerëzit kanë folur është e vërtetë.

Shpresoj që tash të ketë kontroll më të rreptë”, ka thënë ish punëtori, njofton Fokus. ba, transmeton Gazeta Express.

Cepi po ashtu ka alarmuar se mishi me afat të skaduar përdoret për përpunimin e virshlleve, suxhukut, sallamave dhe produkteve tjera të mishit. “Gjithçka që kthehet nga dyqanet me afat të skaduar, gjithçka që kundërmon dhe që nuk është shitur, ngrihen sërish dhe presin përpunimin e mëtejmë.

I shtohet hudhra, mishi shpërlahet me thartirë, ndërsa karmini përdoret si ngjyrë, gjë që është e ndaluar në vendet e BE-së dhe tek ne”, ka sqaruar ish punëtori i kësaj industrie mishi në Serbi.

Mbetet të shihet sa produkte të tilla mishi nga Serbia importon Kosova!/GazetaExpress


Fjalet kyqe : keshilla  video  shokuese  fabrika  mishit  hame  produkte  tilla  kosove  foto  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Patate me salsiqe
4 gjëra që duhet të dini në lidhje me glutenin
Torte e kohes  së vjetër