4 gjëra që duhet të dini në lidhje me glutenin
4 gjëra që duhet të dini në lidhje me glutenin

4 gjëra që duhet të dini në lidhje me glutenin

Kuzhint.com

Një nga trendet më të mëdha në shek. 21, kur bëhet fjalë për shëndetin dhe ushqimin, është rritja e popullarizuar të mënyrës së jetesës pa gluten.

Sondazhet e fundit tregojnë se pothuajse 30% e të rriturve amerikanë pretendojnë apo shfaqin interes për mënyrën e të ushqyerit pa gluten.

Ndërkohë që njerëzit vuajnë nga sëmundja celiac – një sëmundje autoimune e zorrës së vogël e cila e pengon thithjen e nutricientëve nga ushqimi – abstenimi nga gluteni është bërë ndryshim radikal në dietë dhe kulturën ushqimore. Këtu janë katër gjëra që ju duhet të dini kur merrni parasysh ndryshimin në mënyrën e jetesës: Kontrolloni etiketën Për shkak të rritjes jonormale të kërkesës, ushqimi amerikan ka standardizuar termin “pa gluten”.

Prodhuesit e industrisë ushqimore pretendojnë se ushqimet e tyre janë pa gluten, ndërsa me të vërtetë ato përmbajnë më pak se 20 pjesë për milion të glutenit- dmth produktet nuk janë plotësisht pa gluten.

Logjika intuitive prapa kësaj ka të bëjë me mjetet e testimit shkencor për gluten që janë në dispozicion.

Testet nuk mund të identifikojnë sasinë e glutenit në më pak se tri pjesë për milion.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se gluteni nuk ka efekt tek personat që janë të ndjeshëm ndaj tij, madje edhe në nivele më të larta se zero pjesë për milion.

Megjithatë, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për të vërtetën prapa etiketave dhe faktin se këto reaksione mund të jenë të mundshme edhe në nivele të vogla.

Burime të freskëta të niseshtes gjithmonë janë më të sigurtë për personat e ndjeshëm: fruta, perime dhe patate. Gluteni nuk është i vetëm Përveç të qenurit faktor, sëmundja celiac gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga llojet e proteinave tjera përveç glutenit, kanë zbuluar hulumtuesi në univerzitetin e Kolumbisë.

Studimi mbi këtë temë është ende duke u zhvilluar dhe janë dhe njohuri të reja mbi sëmundjen janë në çështje e sipër. Favorizimi i ushqimit pa gluten Ushqimet pa gluten janë bërë shumë lehtë për ti gjetur.

Ushqimet e shpejta si Pizza tani ofrojnë opcione pa përbërje të glutenit.

Shumë supermarket kanë seksione të veçanta që u dedikohen produkteve pa gluten si biskota, pasta, çips dhe birrë dhe zgjedhja gjithnjë e më shumë po rritet.

Mirëpo, prapseprap duhet të bëni dallim, sepse ushqimet pa gluten nuk dmth se janë të gjitha të shëndetshme, duhet të bëni kategorizime. Teknologji e lartë Ne mund të jemi brezi që jemi dëshmitarë në përparimin e stilit të jetës për njerëzit alergjikë ndaj ushqimeve të ndjeshme.

Së shpejti, një person do të jetë në gjendje të mbajë me vete një senzor për gluten – një pajisje në zhvillim nëpër laboratorët e 6Labs, e cila do të jetënë gjendje për të provuar ushqimin në pjatën tuaj për nivelet e glutenit, si dhe përbërës tjerë që shkaktojnë alergji, dhe ti paraqesë rezultatet në një aplikacion.

TechCruch. com raporton se pajisja gjithashtu do të vijë në një verzion të disponueshëm. /femra. net/


Fjalet kyqe : keshilla  gjera  duhet  dini  lidhje  glutenin  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si ti heqim njollat e ndryshkut ne rroba?
SELINO diçka më shumë për këtë bime
Roladë me çokollatë