Torte me kokos  që nuk pjeket
Torte me kokos që nuk pjeket

Torte me kokos që nuk pjeket

Kuzhint.com

Përbërësit:

280 g prezle(buk e thermuar),

100 g mielle të kokosit,

1 lugë gjelle me Gjalpë,

100ml Qumësht,

2 lugë gjelle me sheqer pluhur,

Kremi per torten:,

2 qese me buding vanilje,

1 lugë gjelle nisheste,

1 liter qumësht,

120 g sheqer,

150 g mielle kokos,

1 pako me zelatine,

kokos për spërkatje,

Përgatitja e tortes:

Ne nje en plastike e qesim buken e thermuar (prezlen) pastaj ia shtojm kokosindhe sheqerin dhe i përziejm.

Pastaj ia qesim edhe qumështin e vakët

Ne anen tjeter e shkrijmt edhe gjalpin dhe e lem te ftohet pak.

Kur te shkrihet gjalpi tashmë pothuajse të ftohur marrim dhe e shtojm ngadal tek masa.

Marrim nje tepsi në diametër 24 cm dhe ia shtrojm nje letër duke e lyer pak me yndyrë e qesim masen e fituar e rrafshojm mire dhe e vendosim per tu ftoh ne frigorifer deri sa tëpergatitim kremin.

Për pergatitjen e kremit marrim​​ rreth 800 ml qumësht, sheqerin dhe kokosin i qesim ne nje tengjere per ti zier pastaj e hedhim pluhurin e budingut dhe nishesten te tretur me pak uj dhe e qesim tek përzierja me qumesht.

Ziejm pudingun me qumësht të nxehtë ne shporet derisa masa të trashet.

Pasi te jet trashur pudingu tengjeren e lem mënjanë per te përgatitë edhe xhelatinën.

Tretim xhelatinën në një tas të vogël me 4 lugë ujë të vakt per 10-20 sekonda pastaj ia shtojm asaj pak krem dhe e përziejm mirë dhe tani masen e fituar e perziejm me pudingun mirë dhe pastaj e derdhim siper mbi pjesen ne tër sipërfaqen e tepsis.

Torta e perfunduar ftohet ne frigorifet derisa krem ​​te është ngurtësuar plotësisht, dhe pastaj e sperkasim me nje sasi te vogël me kokos.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  kokos  pjeket  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qofte me pilaf dhe perime nga tegatuajm.
Torte dy ngjyrshe
Torte uragan