Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë
Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Kuzhint.com

Përbërësit:

▪ 8 kofshë pule me lëkurë dhe me kockë;▪ 2 lugë salcë e bardhë soje ▪ 2 lugë vaj ▪ 2 lugë mustardë▪ 1 lugë mjaltë▪ 2 thelbi hudhër▪ 1 lugë majdanoz i freskët▪ 400 gr. kunguj▪ kripë, piper i bluar▪ yndyrë për enën e pjekjes

Përgatitja

Hudhrën e qërojmë, e grijmë, po ashtu grijmë imët edhe majdanozin.

Kungujt i lajmë dhe i presim në kubeta të vegjël.

Në enë përziejmë salcën e sojës, vajin, mustardën, mjaltin, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin.

Salcës mund t'i shtojmë pak ujë, që mos të jetë aq e dendur (por kjo nuk është e domosdoshme).

Kofshëve të pulës nuk ua heqim lëkurën, meqë kështu piqet më mirë dhe kërcet nën dhëmbë, gjatë ngrënies.

Kofshët i fusim dhe i lëmë, për 2 orë, në marinadë.

Pastaj i vëmë palë-palë në enën e pjekjes, me madhësi të përshtatshme, apo në një enë zjarrduruese, të lyer me yndyrë.

Mbetjen e marinadës e derdhim përmbi kofshët e sistemuara, gati për pjekje.

Copat e kungujve i shpërndajmë pranë kofshëve.

Enën e fusim në furrë të nxehur, në 180 C, duke i pjekur përafërsisht 30 minuta.

Gjatë këtij procesi, kofshët mund t'i lagim me lëngun që krijohet gjatë pjekjes, në mënyrë që mishi të jetë më i lëngshëm.

Kofshët e pjekura i vendosim në pjata, duke hedhur mbi to salcën e ëmbël - të njelmët, me kunguj dhe e shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.


Fjalet kyqe : gjellera  kofshe  pule  kunguj  salce  sojes  mjalte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me keksa dhe krem karamel
Speca mishë te mbushura
Torte me tri shtresa nga Albini Learti Jetishi