Torte e shijshme me lajthi
Torte e shijshme me lajthi

Torte e shijshme me lajthi

Kuzhint.com

Perberesit per koren:

5 te bardhe te vezes,

5 luge sheqer,

Nje vanilje sheqer,

5 luge lajthi te bluara,

Nje qese pluhur paste,

5-6 luge uje te nxehet,

Gjysem luge nescafe.

Perberesit per kremin:

5 te verdha te vezes,

5 luge sheqer,

80 gr qokollate qumeshti,

150 gr margarine,

200 ml ajke e embel.

Per dekorim

100 ml ajke e embel,

100 gr qokollate,

Pergatitja:

Te bardhet e vezes tundet me sheqer derisa te formohet nje shkume e forte ku i qitet edhe sheqer vanilja dhe pastaj i shtohen lajthite e bluara duke e perzier ngadale qe te behet nje mase homogjene ku kjo mase qitet netepsi te vogel te mbuluar me leter per pjekje te lyer me yndyre, ne madhesi me 25 me 35 cm dhe piqet ne temp. 180 grade per 15-20 minuta.

Pastaj kjo mase laget pasi te piqet me ujin e vale dhe neskafen e tretur dhe lihet te ftohet.

Qumeshti perzihet me te verdhat e vezes dhe zihet ne ene metalike mbi nje tengjere qe vlon dmth zihet mbi avull dhe pasi te jete shkrire sheqeri i shtohet cokollata e coptuar e bardhe e qumeshtit dhe margarina e coptuar qe ka qendruar ne temperature dhome ku e perziejme ngadale derisa te filloj te trashet.

Ajka tundet veqmas por jo shume qe te mos trashet dhe kete mase e perziejme me masen tjeter dhe e qesim mbi kore dhe e leme te ftohet.

Pastaj lyhet me glazuren e pergaditur me perzierjen e qokollates te shkrire me ajke te emebel dhe lihet te ftohet ne frigorifer.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  lajthi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mollët dhe mjalti kthejnë fuqinë
MASKË ME SHITAKE PËR HEQJEN E RRUDHAVE POSHTË SYVE
Nje vakt i shijshem per ata qe jane ne dijet