Tortë ‘Reform’
Kuzhint.comPërbërësit:
150 gr çokollatë,
300 gr arra,
1 lugë e gjysmë miellë,
8 lugë sheqer,
100 gr rrush i thatë,
10 vezë,
150 gr gjalpë,
30 ml rum,
300 ml shtalpë,
10 lugë sheqer,
Udhëzimet :
Të bardhat e vezës i rrahim me mikser, duke shtuar 10 lugë sheqer.
I rrahim derisa të shkrihet sheqeri dhe derisa të bëhet kremi.
Miellin e hedhim mbi arrat e thërrmuara dhe i përziejmë me dorë.
Miellin dhe arrat i shtojmë në krem.
Përziejmë me lugë, e shtojmë rrushin e thatë dhe rumin dhe përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene.
Tavën për pjekje e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për pandispanjë.
E rrafshojmë brumin dhe tavën e vëmë në furrë.
Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 175 gradë.
Ndërkohë, të verdhat e vezës dhe 8 lugë sheqer i rrahim me mikser.
Pasi shkrihet sheqeri, këtë masë e derdhim në një enë të cilën e vëmë mbi një enë tjetër me ujë të valuar në zjarr.
Në enë e shtojmë çokollatën e thyer në copë.
Përziejmë me telin e kuzhinës dhe e ziejmë kremin mbi avull.
Pasi e fiton dendësinë e duhur, kremin e lëmë të ftohet.
Pandispanjën e pjekur e presim në dy copë.
Copën e parë e vëmë në enën për torta.
Në tenxheren me kremin e ftohur e shtojmë gjalpin dhe i rrahim me mikser.
Me këtë krem e lyejmë pandispanjën.
Mbi kremin e vëmë copën e dytë të pandispanjës.
Tërë tortën e lyejmë me krem.
Në enën për përzierje e vëmë shtalpën.
E rrahim me mikser derisa kremi pana ta fitojë dendësinë e duhur.
Shiringën e kuzhinës e mbushim me krem pana, me të cilën e zbukurojmë ‘reform’ tortën.
Zbukurimin e përfundojmë me arra të shtypura.
Fjalet kyqe : embelsira torte reform