Tatli  nga Prizreni
Tatli nga Prizreni

Tatli nga Prizreni

Kuzhint.com

Përbërësit: *200gr bollgur (grize), *40gr sheqer, *4 veze, *50gr gjalpe, *3 pako sheqer vanilje, *150gr miell, *125ml qumesht, *500gr sheqer, *1 limon, *250ml uje. Përgatitja: Ne tenxhere e hedhim qumeshtin shtojme dy pako sheqer vanilje dhe e veme ne zjarr.

Duke perzier panderprere me tel kuzhine, ne tenxhere e shtojme bollgurin (grizin).

Tenxheren e heqim nga zjarri dhe vazhdojme ta perziejme masen me luge. Fillojme me pergatitjen e sherbetit.

Ne tenxhere hedhim 500gr sheqer, e shtojme ujin dhe perziejme me luge. Tenxheren e veme ne zjarre dhe ne te e hedhim lengun e nje gjysme limoni, gjysmen e mbetur te limonit e presim ne rrathe, te cilat i shtojme ne tenxhere. Ne enen per perzierje e qesim gjalpin, shtojme 40gr sheqer dhe sheqer vaniljen e mbetur, i rrahim me mikser.

Pasi gjalpi fillon te shkumezohet ne ene, nje nga nje i shtojme vezet.

Ne enen per perzierje e shtojme edhe bollgurin e ftohur.

I rrahim perseri me mikser, derisa te bashkohet masa.

E shtojme edhe miellin dhe pasi bashkohet masa, e fikim mikserin dhe vazhdojme ta perziejme masen me luge. Taven e lyejme me gjalpe.

Masen nga ena per perzierje e marim me dor nga nje cope te vogel dhe i japim formen tatlise (rrumbullake) ose sipas deshires.

Taven e veme ne furre ne temperature prej 180 grade per 20 minuta. Nga sherbeti i nxjerrim copet e limonit.

Tatlite i veme ne ten xheren me sherbetin e ftohur.

I leme per nje kohe, per ta mpire sherbetin.

Me luge, i nxjerrim tatlite dhe i rendisim ne pjate per embelsira. Per dekorim tatlive i hedhim permbi kokos ose diqka tjeter sipas shijes tuaj. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  tatli  prizreni  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqerpare të shijshme nga ne
Krempite e gatuar nga tegatuajm
Cilat janë ilaçet që këshillojnë mjekët për të ulur kolest