TARTE BROKOLI
TARTE BROKOLI

TARTE BROKOLI

Kuzhint.com

PERBERESIT :

  • 500 gr brokol
  • 250 ml pana
  • 1 pako pete sfoliat
  • 250 gr mish pule ne copeza te vogla( ose lenge mishi gjysem gote uji ose knor)
  • 1 luge gjelle gjalp
  • 75 gr djath parmegana te grire
  • 3 veze
  • Arre muskat
  • Piper
  • 1 tave mesatare

Brokolin e lajme dhe e presim ne degeza dhe e veme per te zjerre pak.

Mishin e pules e prere ne copeza te vogla e skuqim me gjalpe i hedhim copat e brokulit i kavardisim pak i shtojme panen dhe 75 gr parmegani.

Tre vezet e rrahura ja hedhim kesaj mase qe po skuqim.

I shtojme piperin dhe arren muskat.

Peten e sfoliatit vendosim mbi nje tave te lyer me gjalpe gjithe masen qe pergatitem ne tigan e hedhim brenda petes dhe e shpendajme ne gjithe taven.

Do te palosim buzet e petes brenda taves (shih foton).

E fusim ne furre dhe e vendosim ne shinen e mesit te sobes.

E pjekim ne temperaturen180grade per 15 minuta pastaj e kalojme me 200 grade per 20 minuta te tjera.

Mbas kesaj tarta eshte gati per tu servirur beheni se eshte shume e thjeshte dhe shume e shijshme

Foto nga;http://hobbymich. canalblog. com/


Fjalet kyqe : brumera  tarte  brokoli  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kroasan me sheqer pluhur  gatuar nga  Dafjola Greku
Ngjyra e lëkurës paralajmëron për problemet shëndetësore
Gurabi tetove bere nga Festim Ismaili