Sheqerpare në formë trëndafili
Sheqerpare në formë trëndafili

Sheqerpare në formë trëndafili

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 kg gjalpë të zbutur, 1 kg miell, 6 të verdha vezësh dhe 1 te plot, 1 lugë çaji dhe sodë buke, arra të grimcuara, 15 kg sheqer dhe 750 ml uje

Pregaditja e recetës :

Përzihet me dorë brumi duke i shtuar perbersit e lengshem një nga një

Pasi të bëhet masë e njëllojtë, hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë

Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën

Brumi hollohet me tollojs dhe me anë të gotës nxirren nga kater rrumbullakë, të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin, pastaj ndahen përgjysmë, dhe mbështillen trëndafilat pastaj ia vendosim nga nje arre apo rrushe ne mes

Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta

Hidhet 1/2 limon i prerë në flegra

Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë, largohet nga zjarri, i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë

Mbulohet me tepsi ose letër plastmasë gjersa ta pijë sherbetin

Foto e gatimit nga Bekim Zogaj


Fjalet kyqe : embelsira  sheqerpare  forme  trendafili  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gjysem hena me kokos
 Pogaçe te vogla nga Albini Learti Jetishi
Revani e përgaditur nga ne