
Qebapa bosnje
Kuzhint.comPërbërsit:
* 600 gr mish i grirë qengji ose viqi,
*1 kokë qepë,
* 1 lugë erëza të përziera,
* 2 thelpinj hudhër,
* kripë,
* piper të zi.
Përgatitja:
E grijmë qepën dhe e hedhim në enën e thellë me mishin e grirë.
Hedhim erëza të përziera, kripë dhe grijmë piper të zi.
I shtypim thelpinjtë e hudhrës dhe i hedhim në enë.
Përziejmë me lugë.
Vazhdojmë masën ta ngjeshim me dorë.
Me dorë marrim nga masa dhe i bëjmë qoftet.
Në skarë hedhim vaj dhe në të i pjekim qoftet.
Samunin e presim përgjysmë.
Njërën gjysmë e presim përgjysmë për së gjati dhe në të vëmë dy qofte.
Samunin e vëmë në dërrasën për servirje, të zbukuruar me dy gjethe sallate jeshile.
Në njërin gjeth vëmë një lugë kajmak dhe në tjetrin një lugë ajvar.
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Speca te kuqe turshi te mbushur me djathe feta

Ja si mund të masni se sa shpageta nevojiten për një porcion (Video)
