Midhje të fërguara
Midhje të fërguara

Midhje të fërguara

Kuzhint.com

Perberesit: * 2 kavanozë midhje * vaj për fërgim * 1/3 filxhan çaji * miell, l filxhan çaji * 3 vezë * tufë majdanoz * kripë e piper * l filxhan kafeje birrë Përgatitja: Midhjet kullohen dhe u hidhet kripë e piper.

Përgatitet një qull i hollë për fërgim me miell, vezë, birrë dhe pak ujë.

Qulli duhet të ketë trashësi të tillë që kur të zhytet në të maja e lugës të vishet me një shtresë të hollë.

Vihet tigani me vaj në zjarr dhe kur të nxehet, futen midhjet e kaluara në miell e pastaj në qull.

Skuqen 3-5 minuta.

Kullohen mirë nga yndyra.

Vihen në pjatancë dhe u hidhet përsipër majdanoz i grirë hollë.

Gjella është gati për t'u shërbyer.

Shoqërohet edhe me ndonjë sallatë të stinës. http://www. ikub. al/Ju beft mire!


Fjalet kyqe : gjellera  midhje  ferguara  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsirë me bajame(badema)
Kifle me kos
Pse më hahet bukë edhe kur jam e ngopur?