Me këto pemë mund t'i zbardhni dhëmbët
Me këto pemë mund t'i zbardhni dhëmbët

Me këto pemë mund t'i zbardhni dhëmbët

Kuzhint.com

​Pos se janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme për organizmin e njeriut në përgjithësi, pemët në vijim jua mundësojnë që buzëqeshja juaj të mos kalojë pa u vërejtur. BananiaNdoshta jo thelbi i bananes, por lëvorja me siguri se dhëmbët jua bën më të bardhë.

Me pjesën e brendshme të lëvores bëni një masazh të dhëmbëve, e po ashtu edhe mishit të tyre.

Le të zgjasë ky masazh për së paku dy apo tre minuta, e më pas dhëmbët i pastroni me pastë.

Pasi që ta bëni një gjë të tillë për disa ditë rresht, do ta vëreni se dhëmbët shkëlqejnë më shumë se përpara, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për dredhëzat dhe fuqinë e tyre në zbardhjen e dhëmbëve me siguri se keni dëgjuar, ndërsa që tash e disa vite konsiderohet si miku më i mirë edhe për shëndetin e dhëmbëve.

Në fakt, në dredhëza gjenden shumë acide, që parandalojnë shfaqjen e njollave në dhëmbë, si pasojë e ushqimit dhe e pijeve të ndryshme.

Është më se e sigurt se gjyshërit ju kanë treguar se si një mollë mund të shndërrohet në një brushë për dhëmbë.

Edhe kanë të drejtë.

Kur ta keni konsumuar mollën, disa pjesë të saja ngjiten për dhëmbë dhe mish të dhëmbëve, ndërsa në gojë krijohet një lloj pështyme, e cila pastron dhëmbët nga bakteret dhe neutralizon thartirën, duke mundësuar ruajtjen e tyre nga kariesi.

LimoniThartira nga agrumet, sidomos limoni, në veten e tyre posedojnë enzime, që vrasin bakteret, të cilat fshihen në aromën e keqe të gojës.

Po ashtu, limoni përmban acide që heqin njollat e mbetura nga ushqimet dhe llojet e ndryshme të pijeve të konsumuara, të cilat formohen në dhëmbë.

Agrumet, po ashtu shtojnë sekretimin e pështymës, e cila inspiron pjesët e tjera të ushqimit dhe pijeve, që janë grumbulluar midis dhëmbëve.


Fjalet kyqe : keshilla  keto  peme  mund  zbardhni  dhembet  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e lehte
PETULLA ME LUG
8 Legumet e mrekullueshme