Si bëhet keku
Si bëhet keku

Si bëhet keku

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 1 filxhan caji gjalp (200 gramë)
  • 1 filxhan caji sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • 4 luge mielle
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • 3 lugë gjelle arra ose bajame të pjekura të shtypura
  • 1 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Aromës sipas dëshirës (vanilje, lëkurë limoni, portokalli)

Pergaditja;

Rrihen vezët me sheqerin derisa sheqeri të mos jetë më kokërr dhe të bëhët një masë e qëndrueshme.

Rrihni mënjanë gjalpin derisa të bëhet krem, shtoni niseshte, arrat ose bajamet, dhe teksa e përzjeni shtoni miellin e përzjerë më parë sodë, dhe më pas vezët e rrahura.

Hidhni në një enë të lyer me yndyre, brumin dhe piqeni në furrë të ngrohur më parë në 190-200 gradë Celsius.

Pasi të jetë pjekur nxirret nga forma dhe pudroset me sheqer pluhur ose arra e bajame sipas dëshirës.


Fjalet kyqe : embelsira  behet  keku  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Supë me perime dhe oriz
Princess Krofne e gatuar nga Adelina
Torte me molla