Kutiza
Kutiza

Kutiza

Kuzhint.com

Përbërësit: - 700 gr spinaq (ose barishte) - 40 gr gjalpë - 1 qepë e vogël, e grirë - 250 gr miell - 3 vezë - 100 ml qumësht - yndyrë për të skuqur (ose vaj) - kripë Përgatitja: Zieni spinaqin, shtrydheni mirë, grijini trashë dhe vendosini në tigan me gjalpë ku keni fërguar edhe qepën.

Në tavolinën e punës, sitni miellin dhe hidhni pak kripë, vendosni në qendër vezën dhe filloni të zini brumin, duke shtuar pak e nga pak qumësht, derisa të zihet një brumë kompakt dhe i butë.

Hapeni brumin me petës dhe bëni petë me trashësi pak milimetra dhe diametër 10 cm. hidhuni pak spinaq në mes të petëve.

Palosini e mbyllini në anët me një pirun.

Fërgojini në yndyrën që vlon, thajini me letër kuzhine dhe shërbejini ende të nxehta.


Fjalet kyqe : brumera  kutiza  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pas domateve vjollce, vijnë mjedrat e portokalle
Rizoto me sos domatesh dhe mishe pule
Brioche