Kanelone
Kanelone

Kanelone

Kuzhint.com

Perberesit: 500 gr miell 3 vezë 500 gr mish i grirë 3 filxhan qumësht 100 gr kaçkavall 250 gr gjizë pa kripë 100 gr gjalpë, salcë domatesh 2 lugë miell 1 kokërr limon kripë, piper. Gatimi: Zihen brumi me një vezë dhe një filxhan qumësht.

Ndahet në pjesë dhe hapen petë me trashësi 3-4 mm. Priten petët në copa me madhësi 15×7 cm dhe hidhen të ziejnë në ujin që valon.

Kur dalin në sipërfaqe, nxirren me kujdes nga uji dhe lihen mënjanë. Përgatitet mbushja: skuqet mishi në 50 gr gjalpë, shtohet salca e domates e tretur nën ujë, kripa e piperi.

Pasi të avullojë uji, hiqet nga zjarri dhe ftohet.

Përzihet mishi me gjizën dhe gjysmën e kaçkavallit. Mbushja e përgatitur hidhet me lugë të vogël në të gjitha petat e ziera, të cilat palosen 2 herë dhe vendosen në tavë. Përgatitet beshameli: 2 filxhanë me qumësht përzihen me 50 gr gjalpë dhe 2 lugë miell.

Kjo masë vendoset në zjarr dhe përzihet derisa të marrë valë. Hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe shtohet veza, lëngu i limonit dhe kripa.

Përzihet mirë dhe hidhet sipër kaneloneve.

Në fund hidhet pjesa tjetër e kaçkavallit.

Piqen derisa të zënë një cipë të artë.


Fjalet kyqe : brumera  kanelone  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Shishja qe piu ky fëmij ja se çka i beri
Ajke e embel e pergaditur ne kushte shtepie
Sushi--receta se si pergaditet