Kruasan me krem kafeje
Kruasan me krem kafeje

Kruasan me krem kafeje

Kuzhint.com

Përbërësit: 2 pako me petë byreku të ngrira 2 të verdha vezësh 80 g lajthi të qëruara 1 lugë miell misri 1 filxhan kafe lëng vanilje pluhur 70 g sheqer 1 lugë kafe pluhur sheqer pluhur Përgatitja: Kaloni lajthitë në mikser; rrihini të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një krem i fryrë, bashkojeni me pluhurin e lajthive, miellin e misrit, kafenë dhe vaniljen.

Më pas, duke e përzier, hidhni pak nga pak kafenë (lëng të ngrohtë). Piqeni kremin në një tenxhere më flakë të lehtë, duke e përzier me rrahës derisa të bëhet i dendur.

Ftoheni duke e përzier.

Shtrini petët e rrumbullakëta dhe pritini me rreze në 8 pjesë të barabarta: Vini në secilën prej pjesëve 1 lugë krem kafeje, lagni me ujë majat e pjesëve dhe më pas, duke u nisur nga baza, rrotullojini rreth vetes, për të krijuar një role të përkulur pak brenda, duke krijuar kështu 8 kruasanë të vegjël.

Bëni të njëjtën gjë me të dyja petët.

Vini kruasanët në një tavë të shtruar me letër furre, pudrosini me sheqer pluhur dhe piqini në furrë me 200 �C, për rreth 20 minuta dhe pastaj nxirrini nga furra.

Lërini të ftohen pak e zbukurojini me sheqer pluhur.


Fjalet kyqe : brumera  kruasan  krem  kafeje  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qofte me kërpudha dhe mish të grirë
Krepa me lëng portokalli
Role me salcë kosi dhe manaferrat